Prokuroria flet për intervistimin e Bamieh
BKT
Lajme

Prokuroria flet për intervistimin e Bamieh

RTKlive

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me sqarim lidhur me intervistimin e ish-prokurores së EULEX, Maria Bamieh.

Në njoftimin  për media thuhet se për këtë rast janë duke vepruar konform dispozitave ligjore në fuqi.

“Pasi bazuar në shkresat zyrtare që ka në posedim prokurorja e çështjes, më 03.06.2017, znj. Bamieh i është hequr imuniteti nga Kombet e Bashkuara dhe e njëjta sipas legjislacionit vendor, është udhëzuar nga prokuroria të angazhojë një avokat vendor, i cili është i licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, për zhvillimin e mëtejmë të procedurës”, thuhet në njoftim.

Bamieh u ftua nga prokuroria në Kosovë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete. 


MË SHUME NGA Lajme