Konjufca: Suedia ka ndihmuar Kosovën në fuqizimin e demokracisë
BKT
Foto: Kuvendi i Kosovës
Lajme

Konjufca: Suedia ka ndihmuar Kosovën në fuqizimin e demokracisë

Afet BELA/ RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny. Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin e frytshëm dhe për punën e saj të deritanishme.

"Duke nënvizuar faktin se Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë përmes projekteve gjithëpërfshirëse për fuqizimin demokracisë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, çështjet ambientale dhe fusha të tjera zhvillimore, si dhe për përkrahjen e synimeve të shtetit të Kosovës për integrim euroatlantik dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Me këtë rast, kryetari Konjufca i uroi suksese në angazhimin e mëtejmë znj.Hernmarck, teksa ambasadorja suedeze vlerësoi progresin e arritur dhe ritheksoi mbështetjen e Suedisë për Republikën e Kosovës", njofton Kuvendi i Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme