“Neymar te PSG-ja ka humbur magjinë e tij”
BKT
Sport

“Neymar te PSG-ja ka humbur magjinë e tij”

RTSH

Neymar është ende në diskutimet e të gjithëve dhe sigurisht jo në një mënyrë shumë pozitive.

I fundit që foli për brazilianin ishte një ish-shoku i skuadrës, i cili, për tre sezone, luajti me të tek PSG.

Ky është Thomas Meunier, aktualisht në radhët e Borussia Dortmund, i cili në një intervistë për Kicker, tha se si ylli brazilan e ka humbur atë shkëlqimin që e kishte karakterizuar në të kaluarën.

“Më duhet të pranoj se isha një tifoz i madh i Neymarit kur ai ende luante për Barcelonën”, theksoi Meunier.

"Nëse do të isha ende 10 vjeç, do t'i kisha akoma posterët e tij në dhomën time. Por më duhet të them se për mua, në Paris, ka humbur magjinë e tij. Ky është këndvështrimi im”.

Belgu foli edhe për lamtumirën e tij me PSG-në për shkak të Leonardos, në atë kohë drejtori sportiv i klubit: “E meritoja të isha atje në finalen e vitit 2020, por nuk ishte e mundur sepse ai nuk më donte, nuk donte të më rinovonte kontratën. Në nivel personal, nuk ishte e lehtë të largohesha nga Parisi ku gruaja dhe fëmijët e mi ishin mirë. Më pas u përshtatëm”.