Anulohen disa fluturime në ANP që preken nga greva në Lufthansa
Shkurta Rrahmani / RTKlive
Ky njoftim vjen pasi që së fundmi shumë aeroporte të BE-së janë prekur nga grevat e punonjësve që po ndodhin atje. Siç kemi përjetuar disa ditë më parë, shumë valixhe mungonin dhe/ose vonoheshin nga aeroporte të ndryshme evropiane.
Aeroporti “Adem Jashari”, lajmëron të gjithë udhëtarët të cilët udhëtojnë me Lufthansa se mund të kenë probleme me valixhet
Dëshirojmë t'ju informojmë se një tjetër informacion u publikua sot nga Deutsche Lufthansa, se stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00.
Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë Lufthansa në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin.
Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP 'Adem Jashari' LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar.
Prandaj, lusim udhëtarët që udhëtojnë me Lufthansa, të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kompanisë ajrore nëse ndodh ndonjë anulim/vonesë e fluturimit të tyre, thuhet në këtë njoftim.























