Haradinaj nderon Heronjtë dhe takon degën e AAK-së në Podujevë
BKT
Lajme

Haradinaj nderon Heronjtë dhe takon degën e AAK-së në Podujevë

Shkurta Rrahmani / RTKlive

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe pranë përmendores së heroit të kombit, Afrim Zhitia dhe në Kompleksin Memorial "Zahir Pajaziti" në Orllan.

Haradinaj gjatë vizitës në Podujevë ka takuar edhe strukturën e degës së AAK-së në Podujevë.

"Gjatë vizitës së sotme në Podujevë, bashkë me kolegë kemi bërë homazhe te përmendorja e heroit Afrim Zhitia dhe në Kompleksin Memorial "Zahir Pajaziti" në Orllan", ka shkruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Podujevë ka takuar edhe strukturën e degës së AAK-së në Podujevë.

"Pas homazheve ka zhvilluar një takim konsultues me degën e Aleancës në Podujevë.

“ Mbresëlënëse gatishmëria e të rinjve për të marrë përgjegjësi. Po ashtu, shumë e vlefshme gatishmëria dhe këshillat e anëtarëve themelues të degës, si dhe përkrahja që ata kanë për brezin e ri në politikë” ka thënë ai.

Haradinaj falënderoi për mikpritjen edhe pronarin dhe stafin e restorant "Liqeni" në Orllan”.


MË SHUME NGA Lajme