Ballkani kalon në rrethin e tretë në CL, kjo është deklarata e Dajës
BKT
Sport

Ballkani kalon në rrethin e tretë në CL, kjo është deklarata e Dajës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër La Fioritas.

Kampioni i Kosovës sonte mundi skuadrën nga San Marino, me rezultat 6-0, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 10-0, kalon në rundin e tretë në Ligën e Konferencës.

“E respektuam kundërshtarin. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Krasniqi, mirë që shkoi te goli. Pozitiv është momenti që po kalon Rrahmani. Prezantuam disa emra të rinj që bënë paraqitje të mira, kjo është mirë”, tha ai.

Tekniku shqiptar ka folur edhe për sfidën e radhës në këtë garë evropiane.   

“Çdo kundërshtar që kemi përballë do ta vlerësojmë, nuk kemi ndonjë preferencë”, theksoi Daja.