Eliminohet Shkupi, mundet nga Dinamo e Zagrebit
BKT
Sport

Eliminohet Shkupi, mundet nga Dinamo e Zagrebit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Shkupi është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi sonte para tifozëve të tyre, janë mposhtur nga Dinamo e Zagrebit, me rezultat 0-1, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-2, skuadra kroate kalon në rundin tjetër.

Dueli i sontem mes Shkupit dhe Dinamos se Zagrebit, ka dhënë lojë të mirë, derisa ishte Arijan Ademi ai që realizoi golin vendimtar për ekipin kroat, duke i siguruar atyre kualifikimin tutje.

Ademi me ndihmën e Menalos realizoi nga afërsia në minutën e 47-të të përballjes.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut kishte mundësi të mira, sidomos në pjesën e parë duke rrezikuar seriozisht portën e kroatëve, por pa arritur cakun.

Kësisoj, Shkupi garat do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës.