Nikolla akuzon Metën si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit
Denion Ndrenika/RTK
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla thirri me urgjencë drejtues të komisioneve dhe grupet e deputetëve për çështjen e shpërthyer të qenies bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit të një politikani me profil të lartë me inicialet "I.M.".
Çështja u deklarua nga Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, një strukturë që kontrollon të shkuarën e zyrtarëve të lartë, por që nuk ka fuqi ligjore t'i ndalë ata.
Kryekuvendarja Nikolla nuk dha detaje për emrin e politikanit.
Por, Autoriteti i Dosjeve në letrën drejtuar Kuvendit shkruan se në denoncimin e fundit që trajtoi flitet për pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të larta të shtetit, ish-Presidentin e Republikës, Ilir Metaj.
Kryetarja Nikolla tha se rasti i politikanit është tronditës dhe se Kuvendi duhet të reagojë patjetër, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.
“Kam thirrur sot kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët e Komisioneve të Sigurisë dhe të Ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet "I.M." si dhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë”-tha zonja Nikolla.
Ndërkaq, ish-presidenti Meta mblodhi strukturën e partisë së re të tij të quajtur "Partia e Lirisë" dhe ndonëse nuk u mor me këtë rast, fajësoi kryeministrin Edi Rama për shkatërrim të interesave të kombit dhe veçanërisht të Kosovës:
“Në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës në një moment solemn, thotë ai "pas ca vitesh do të kemi një president Shqipëri-Kosovë". Zbatoi një porosi si i marrë peng që është! Edhe, ndërkohë thoshte kudo "po pse doni ju ta njihni Kosovën?! Kosova dhe Shqipëria do të jenë bashkë, ja e e tha ky, e tha në parlamentin e atyre dhe nuk e kundërshtoi njeri! Aq më tepër ju që e keni njohur, tërhiqini ca njohje tani", në mënyrë që të forcohet pozita jonë dhe t'ia fusim thikën Kosovës”.
Ilir Meta ka qenë i pajisur me certifikatë pastërtie të figurës.























