Nesër Kuvendi i Kosovës mban seancë
Jeton Musliu / RTKlive
Bazuar në njoftimin zyrtar të Kuvendit, janë parashikuar që në rend dite të jenë 11 pika gjithsej.
Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës që pritet të marrin kohë, kjo bazuar në praktikat e mëparshme, janë disa pika të tjerë me rëndësi që pritet të debatohen.
Disa prej tyre janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256 si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale.
Sidoqoftë, bazuar në njoftimin zyrtar, këto janë pikat e rendit të ditës që do të diskutohen nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-148 për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-151 për ratifikimin e marrëveshj
es për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
6. Shqyrtimi i dytë i Projekt-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.























