Van Bomel e Alderweireld: Shpresojmë të gjejmë shpejtë golin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Royal Antwerp, Mark van Bommel dhe mbrojtësi i kësaj skuadre, Toby Alderweireld, në një konferencë për media, kanë folur para sfidës me Dritën.
Drita dhe Antwerp, do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur pa gola, dhe nesër mbrëma do përcaktohet skuadra e cila do të kalojë në rundin e tretë.
Ish-futbollisti i disa top skuadrave evropiane, Van Bommel ka thënë se ekipi i tij synon ta arrijë golin e parë sa më shpejt ndaj gjilanasve, anise pohoi se nuk do të jetë e lehtë.
“Thjesht duhet të sigurohemi që të marrim një raund tjetër. Si, kjo nuk ka rëndësi. Nuk e di se si do të jetë FC Drita përpara ditës, por shpresojmë që golin e parë ta arrijmë sa më shpejti. Nuk do të jetë e lehtë. Dje goditëm disa penallti, por nuk ushtruam shtesë. Duhet të sigurohemi që të mos vijë deri këtu”, tha Van Bommel.
Alderweireld: Ne duhet të bëjmë lojë të pjekur
Edhe mbrojtësi i njohur i Royal Antwerp, Toby Alderweireld mendon së skuadra e tij duhet të gjejë rrugën e golit në Prishtinë.
Ish-futbollisti i Tottenham Hotspur thotë së bashkëlojtarë duhet t’i kushtojnë vëmendje kundërsulmeve të Dritës, të cilët në jo pak raste rrezikuan seriozisht portën e belgëve në Belgjikë në takimin e parë.
“Ne duhet të bëjmë lojë të pjekur, të tregojmë cilësi, të shënojmë gola, t’i kushtojmë vëmendje kundërsulmit dhe të kalojmë. Ishte tashmë mirë në Mechelen, por ne mund të bëjmë shumë më mirë”, tha Alderweireld.
Ndeshja mes Dritës dhe Antwerp luhet nesër dhe nis në orën 20:00.























