Tritol në një servis makinash në Tiranë,nga shpërthimi vetëm dëme materiale
BKT
Shqipëri

Tritol në një servis makinash në Tiranë,nga shpërthimi vetëm dëme materiale

RTSH

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një servis makinash në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04.35 në afërsi të zonës së Liqenit të Thatë. Servisi i makinave është në pronësi të R.P, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Hetuesit mendojnë se ky shpërthim ka qenë një paralajmërim, por mbetet ende e paqartë për cilat motive dhe se kush ishin autorët.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


MË SHUME NGA Shqipëri