Çitaku kritikon Kurtin: Kryeministër në SHBA e përfaqëson Kosovën jo VV-në
B. Halimi / RTKlive
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti në ceremoninë e marrëveshjes me MCC në Uashington.
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka thënë se Kurti nuk e ka asnjë meritë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
“Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën. Po ju them, me kompetencë, nikoqirët e ceremonisë i keni vu në siklet. Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.























