Foden lavdëron Guardiolën, zbulon çelësin trofeve të Cityt
BKT
Sport

Foden lavdëron Guardiolën, zbulon çelësin trofeve të Cityt

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori i Manchester City, Phil Foden thotë se menaxheri Pep Guardiola gjithmonë kërkon bashkimin e skuadrës.

Foden lavdëron punën që bën strategu spanjoll. Ai thotë së e gjithë skuadra është gati për sfidat e reja. Ai zbulon arsyen pse City fiton shumë trofe.

“Ai është vërtet i mirë. Ai i bashkon të gjithë”, tha Foden.

“Ne kemi një skuadër të madhe dhe të gjithë duhet të jenë gati për të luajtur”.

“Ju e shihni që gjatë gjithë vitit, të gjithë duhet të jenë të gatshëm për lojë dhe të rriten. Të gjithë ne qëndrojmë së bashku në momentet e rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse ne fitojmë shumë trofe”, theksoi Foden.