Nainggolan e pranon: Nuk ishte lehtë ndaj Dritës
BKT
Sport

Nainggolan e pranon: Nuk ishte lehtë ndaj Dritës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Një nga futbollistët më të mirë të Antwerp, Radja Nainggolan e pranon se nuk ka qenë e lehtë fitorja kundër Dritës.

Skuadra belge sonte në ‘Fadil Vokrri’ mundi Dritën, me rezultat 1-0, duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ish-futbollisti i Interit tha se edhe terreni nuk ishte i mirë.

“Nuk ishte lehtë aspak ndaj Dritës. U desh të djersitemi. Terreni ka qenë i rënduar, nuk jemi në fazën më të mirë fizike, por kaluam tutje”, tha ai.

Trajneri i Dritës: Përball kishim një skuadër më futbollist të mëdhen

(E plotësuar) Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë së është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Antwerp.

Nënkampionët e Kosovës u eliminuan nga Liga e Konferencës pasi sonte u mundën nga skuadra belge me rezultat 0-1.

Nuhiu pas ndeshjes tha se është krenar me paraqitjen e të përzgjedhurve të tij. Ai ka falënderuar edhe tifozët për atmosferën që krijuan në ‘Fadil Vokrri’.

“I falënderoj futbollistët na kanë bërë krenar. Kishim përball një skuadër më lojtarë të mëdhenj. I falënderoj të gjithë për mbështetjen maksimale, dhe futbollistët tanë nuk i kanë zhgënjyer me paraqitjen”, theksoi Nuhiu.

Eliminohet Drita, humbet nga Antwerp

(E plotësuar) FC Drita e ka mbyllur aventurën në Ligën e Konferencës.

Nënkampionët e Kosovës janë mundur sonte në ‘Fadil Vokrri’ nga Antwerp, me rezultat 0-2, në ndeshjen kthyese të kësaj garë evropiane, derisa sfida e parë ishte mbyllur pa gola.

Futbollistët e Dritës të përkrahur fuqishëm nga ‘Intelektualët’, dhanë gjithçka nga vetja, por nuk ia dolën përball një skuadre më përvoje më të madhe evropiane siç ishte Antwerp.

Drita mirë e kontrolloi lojën në pjesëlojën e parë, edhe pse posedimi i topit ishte në anën e skuadrës mike, megjithatë, skuadra e Van Bomel nuk ia doli të krijoj ndonjë rast të rrezikshme.

Edhe në fraksionin e dytë është zhvilluar lojë mjaft e mirë. Mysafirët vazhduan me posedimin e topi, derisa skuadra jonë nuk u thye deri në minutën e 52-të kur kosovari Laurit Krasniqi, i cili është pjesë e skuadrës belge, zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Antwerp në avantazh prej 0-1.

Deri në fund të ndeshjes, Drita provoi me gjithë ‘arsenalin’ e tyre për të gjetur golin e barazimit, krijoi dy-tri raste të mira, por jo edhe sa për ta quar topin në rrjetë, derisa Antwerp në lojën shtesë gjeti edhe golin e dytë më anë të Balikwisha (90+7).

Përfundimisht skuadra belge fiton në ‘Fadil Vokrri’ dhe kalon në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, derisa për Dritën këtu mbyllet aventura evropiane për këtë sezone.

Vjen goli i parë në ‘Fadil Vokrri’

(E plotësuar) Vjen goli i parë në ‘Fadil Vokrri’. Antwerp ka kaluar në epërsi ndaj Dritës, prej 0-1.

Drita dhe skuadra belge po përballen në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Ishte kosovari Laurit Krasniqi, i cili është pjesë e skuadrës belge, zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Antwerp në avantazh prej 0-1 në minutën e 52-të.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve është mbyllur pa gola, andaj sfida e sontme do të përcaktojë skuadrën e cila do të kalojë në rrethin e tretë të kësaj garë evropiane.

Mbyllet pjesa e parë, ‘heshtin’ rrjetat në ‘Fadil Vokrri’

(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë mes Dritës dhe skuadrës belge, Antwerp.

Drita dhe skuadra belge po përballen në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Futbollistët e Dritës mirë e kontrolluan lojën në pjesëlojën e parë, edhe pse posedimi i topit ishte në anën e skuadrës mike, megjithatë, skuadra e Van Bomel nuk ia doli të ndonjë rast të rrezikshme.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve është mbyllur pa gola, andaj sfida e sontme do të përcaktojë skuadrën e cila do të kalojë në rrethin e tretë të kësaj garë evropiane

Pas pak nis pjesa e dytë.

Starton sfida Drita- Antwerp

(E plotësuar) Ka startuar sfida mes Dritës dhe skuadrës belge, Antwerp.

Drita dhe skuadra belge po përballen në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve është mbyllur pa gola, andaj 90-të minutëshi i sontem do të përcaktojë skuadrën e cila do të kalojë në rrethin e tretë të kësaj garë evropiane.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu para ndeshjes është shprehur se të përzgjedhurit e tij, janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për sfidën me skuadrën belge, një ndeshjet më të rëndësishme të skuadrës gjilanase në historinë e klubit të tyre.

Drita- Antwerp, gjithçka gati për sfidën e ‘nxehtë’

(E plotësuar) Pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes Drita- Antwerp.

Drita dhe skuadra belge do të përballen në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve është mbyllur pa gola, andaj dueli i sontem do të përcaktojë skuadrën e cila do të kalojë në rrethin e tretë të kësaj garë evropiane.

Futbollistët e të dy skuadrave tashmë po e bëjnë nxemjen para kësaj sfidë tejet të rëndësishme.

Ndërkohë, edhe tribunat e stadiumit kanë nisur të mbushen.

Ndeshja Drita- Antwerp nis në orën 20:00.

Drita – Antwerp, publikohen formacionet zyrtare

(E plotësuar) FC Drita sonte luan njërën ndër sfidat kryesore në historinë e klubit të tyre.

Nënkampionët e Kosovës përballen me Royal Antwerpit në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur pa gola, kështu që sonte do të përcaktohet skuadra e cila do të kalojë në rrethin e tretë të kësaj gare evropiane.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave: