Jules Kounde zyrtarisht është lojtari i Barcelonës
BKT
Sport

Jules Kounde zyrtarisht është lojtari i Barcelonës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Tashmë është zyrtare. Jules Kounde zyrtarisht transferohet te klubi i madh spanjoll, Barcelona.

Pas shumë negociatave mes Sevillas dhe Barcelonës, lojtari zyrtarisht është transferuar në ‘Camp Nou’.

Katalonasit përmes një njoftimi, kanë zyrtarizuar transferimin e ri. Ky transferim sipas mediave spanjolle, do t’i kushtojë Barcelonës 50 milionë euro, derisa mbrojtësi francez me ‘blaugranat’ ka firmosur kontratë pesëvjeçare.