21:21 / 28.07.2022
Chelsea nuk po i pranon ofertat për yllin shqiptar
KP
E ardhmja e yllit shqiptar, Armando Broja, ende mbetet e paqartë pasi që klubi i Chelseat nuk ka marrë ndonjë vendim nëse dëshiron ta shesë atë apo jo.
Por, siç raporton Fabrizio Romano, Chelsea momentalisht nuk do të pranojë asnjë ofertë për sulmuesin 20 vjeçar.
Tuchel është duke insistuar vazhdimisht që ta mbajë Brojën në skuadër, dhe nuk është i lumtur me lajmet që po qarkullojnë për një largim të mundshëm të yllit shqiptar nga “Stamford Bridge”.
Para 10 ditësh, krerët e Chelseat refuzuan një ofertë afro 40 milionë euro nga West Ham për Armando Brojës.
Thuhet se do të ketë bisedime të mëtutjeshme mes Thomas Tuchel e krerëve të Chelseat, sa i përket të ardhmes së sulmuesit shqiptar.























