21:33 / 28.07.2022
Vllaznia mposhtet nga Craiova, merr fund ëndrra evropiane
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Skuadra shqiptare Vllaznia e Shkodrës, është eliminuar nga garat evropiane.
skuadra nga Shkodra është mundur sonte në udhëtim tek Universitatea Craiova, me rezultat 3-0.
Golat për rumunët i shënuan Alexandru Mateiu në minutën e 58’, Raul Silva në minutën e 62’ dhe Valeria Gaman i cili e vulosi rezultatin final 3:0 në minutën e 80’.
Kujtojmë së ndeshja e parë e zhvillua në stadiumin “Loro-Boriçi” në Shkodër, ishte mbyllur baras 1-1, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-1, Craiova kalon në rrethin tjetër të garave, derisa ëndrra e Vllaznisë merr fund këtu.























