Me koncert në Tiranë, festohet 100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Foto: RTSH
Shqipëri

Me koncert në Tiranë, festohet 100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

RTSH

Dy ngjarje speciale, 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian, janë arsyet për festën që ka nisur mbrëmjen e kësaj të enjte në Sheshin “Skënderbej”.

Në skenë, e dizajnuar me yjet e flamurit europian, do të ngjiten emrat më në zë të muzikës shqiptare, disa prej të cilëve i ka zbuluar edhe kryeministri Edi Rama si Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Elton Deda, Soni Malaj, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezaj. Atmosfera në shesh është e elektrizuar, teksa qindra qytetarë po festojnë nën ritmet e muzikës.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, i është bashkuar pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”, ku prej orës 19:30 ka nisur koncerti festiv.

Pak minuta pas tij në shesh ka shkuar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila ishte në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ajo ka përshëndetur kryeministrin dhe bashkëshorten e tij, duke u vendosur më pas përkrah Linda Ramës dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri