Rama: Kryeqyteti evropian i rinisë festoi lidhjen me SHBA dhe me BE
Shqipëri

Rama: Kryeqyteti evropian i rinisë festoi lidhjen me SHBA dhe me BE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë pamje nga koncerti festiv që u mbajt mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

“Mirëmëngjes me shijen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme të Tiranës, kryeqytetit evropian të rinisë 2022, që festoi lidhjen 100 vjet më parë me Shtetet e Bashkuara dhe atë 10 ditë më parë me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të qetë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Mijëra qytetarë festuan mbrëmë në sheshin “Skënderbej” në koncertin festiv me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në këtë koncert performuan hitet e tyre muzikore disa nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, si Soni Malaj, Alban Skënderaj, Ylli Limani, Xhensila Myrtezaj, Çiljeta Xhilaga, Threedots, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, Fifi dhe Flori Mumajesi.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri