Publikohen datat e regjistrimin të studentëve në universitetet e Shqipërisë
Shqipëri

Publikohen datat e regjistrimin të studentëve në universitetet e Shqipërisë

Duke filluar nga data 29 korrik e deri më 3 gusht, maturantët do mundet të aplikojnë në portalin U-Albania për t’u regjistruar në universitet. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kushi i inkurajon studentët që të mbështeten në prirjet dhe pasionet e tyre, por gjithashtu që të konsultohen edhe me mësuesit e prindërit. Ministrja nënvizoi se studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale.


APR
Romay Lift