​Tre të vdekur nga COVID në Shqipëri
Rtklive
Shqipëri

​Tre të vdekur nga COVID në Shqipëri

RTKlive

Tre persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë. Ndërkaq janë shënuar 1 mijë e 84 raste të reja me COVID-19 nga 2.413 testime të kryera.

Aktualisht në nivel vendi janë 8 mijë 722 raste aktive.

Numrin më të lartë të rasteve pozitive e ka Tirana me 387 raste të reja.

Infektimet janë përhapur në të gjithë territorin, në çdo qytet.


MË SHUME NGA Shqipëri