Ambasada e SHBA-së në Shqipëri: Reforma në drejtësi po përparon
Shqipëri

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri: Reforma në drejtësi po përparon

RTSH

Ambasada e SHBA ka uruar 45 magjistratët e rinj që i janë bashkuar gjykatave dhe prokurorive. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA kërkon që magjistratë e rinj të jenë në nivel të lartë të integritetit dhe profesionalizmit dhe të tregojnë kurajo për të qenë të pavarur.

Ambasada e SHBA thekson edhe njëherë mbështetjen e saj për sistemin e drejtësisë në vend, teksa thekson se zbatimi i reformës në drejtësi mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.

“Urime 45 magjistratëve e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë. Qytetarët shqiptarë presin që ju të jeni gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj. Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur. Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan ambasada amerikane.


APR
Romay Lift