Rama: T’i tregojmë Brukselit seriozitetin tonë
Shqipëri

Rama: T’i tregojmë Brukselit seriozitetin tonë

RTSH

Kryeministri Rama ka prezantuar kryenegociatoren e re me BE Majlinda Dhuka me stafin e saj. Teksa falënderoi punën e bërë nga ish kryenegociatori Zef Mazi, Rama tha se me emërimin e Dhukës procesi i fiton një tjetër dimension, atë të profilit teknik. Në një takim me ekipin negociator të Shqipërisë në negociatat me BE, Rama tha se tashëm vendi ndodhet në një sfidë të re dhe se varet nga Shqipëria se sa shpejt do ecë me hapat drejt integrimin përfundimtar të vendit.

“Pjesën e madhe tuajën kam pasur mundësinë që t’i njoh. Sfida është komplet e re, Është me rëndësi që të theksoj këtu se vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes nesh dhe BE, përmes kryenegociatorit si urë. Mazi bëri një punë të lavdërueshme, diplomatike, duke qenë një krah i rëndësishëm në këtë proces, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht. Ndërsa tani ndryshon qasja. Procesi tani kërkon një profil teknik Më bëri përshtypje dikush kur doli emri i kryenegociatores, se ‘s’më doli në google’. Ka shumë njerëz në administratën tonë që s’i gjen në google por që pa ta nuk do të funksiononte administrata jonë. Janë pjesë e palcës së shtetit. Është me nevoje që secili prej jush të ketë vizionin e të tërës dhe të shoh shtrirjen e hartës në legjislacionin europian dhe ecurinë e problematika. Me rëndësi është që të krijohet dhe sensi i skuadrës. Të gjithë opinionet e përveçme na çojnë në një rezultat, sipas asaj që jemi në gjendje të japim. E kemi ne në dorë pjesën tonë. S’e kemi në dorën pjesën tjetër, por nga ne varet shumë se sa shpejt ecim”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama i kërkoi ekipit që do të merret me pjesën teknike të negociatave, përshtatjen e legjislacionit dhe ecjen para me reformat dhe të fitojnë respektin në aspektin teknik, pas respektit politik që vendi.

“Është themelore që të garantojmë me punën, me seriozitetin, me cilësinë e materialeve, me cilësinë e komunikimit që Shqipëria të shikohet me respekt në çdo hap. Atë respekt të fituar në aspektin politik ta fitojmë edhe në aspektin teknik. Skuadra shqiptare në Bruksel të krijojë përshtypje serioziteti dhe në Bruksel të flitet për cilësinë e punës së skuadrës shqiptare”, tha Rama.

Edhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka dha porositë e ara me stafin që do të punojë për integrimin e  vendit, duke kërkuar bashkëpunim dhe rezultat konkret me punë që do të bëhet nga secili.

“Faleminderit për besimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare. Është me përgjegjësi të lartë që e nis detyrën time sot. Të dashur kolegë, kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush kam punuar edhe më herët. Momenti është historik, besimi qe na është dhënë është i veçante, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal”, tha Dhuka.

 


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri