Dy të vdekur dhe 1.019 raste të reja me Covid në Shqipëri
Rtklive
Shqipëri

Dy të vdekur dhe 1.019 raste të reja me Covid në Shqipëri

RTKlive

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2.260 testime nga të cilat 1.019 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Si pasojë e rritjes ditore të infektimeve, aktualisht në të gjithë vendin rezultojnë pozitivë me koronavirus 8.580 persona.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë - 335. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 70-vjeçe, një qytetar nga Korça 71-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 311.381 raste, prej tyre 299.258 janë shëruar, 8.580 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.543 pacientë.


MË SHUME NGA Shqipëri