Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez viziton të hënën Tiranën
Shqipëri

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez viziton të hënën Tiranën

/rtsh.al/

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez do të vizitojë të hënën (1 gusht) Tiranën, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ceremonia pritëse do të zhvillohet në orën 08:45, jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.

Vizita e kryeministri spanjoll vjen në kuadër të një turi që ka zhvilluar në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë, por nuk ka vizituar Kosovën.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri