​Shqipëri: Dy të vdekur dhe 716 raste të reja me COVID
Shqipëri

​Shqipëri: Dy të vdekur dhe 716 raste të reja me COVID

ATSH

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 716 raste të reja me koronavirus nga 1.590 testime dhe dy të vdekur.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 312.097 raste, prej tyre 300.313 janë shëruar, 8.239 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.545 pacientë.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri