Trafik i rënduar, radhë kilometrike nga Rana e Hedhur në Shëngjin
Shqipëri

Trafik i rënduar, radhë kilometrike nga Rana e Hedhur në Shëngjin

/rtsh.al/

Kjo e dielë është shoqëruar me trafik të rënduar në shumë akse rrugore të vendit, por më e theksuar duket se ndjehet në rrugët e qarkut të Lezhës. Kjo për shkak të fluksit të madh të makinave që shkojnë apo vijnë nga plazhet.

Situata më problematike paraqitet në aksin rrugor nga Rana e Hedhur në Shëngjin, përgjatë autostradës Balldren-Milot, si dhe rrugën që lidh bregdetin e Tales me autostradën. Raportohet se që prej orës 17:00, në këto segmente është krijuar një radhë kilometrike automjetesh, madje shpesh herë edhe bllokim i plotë qarkullimit rrugor.

Policia e Lezhës është vendosur në disa pika, për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes së makinave. Trafiku i rënduar është situatë e përsëritur në Lezhë. Pritet që ky trafik të jetë edhe më i rënduar gjatë muajit gusht.


APR
Romay Lift