Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare
Shqipëri

Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare

RTSH

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me një ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama. Pas ceremonisë dhe takimit me dy delegacionet përkatëse, Rama dhe Sanchez janë drejtuar brenda ambienteve të kryeministrisë.

Pritet që pas përfundimit të takimit, kryeministri Rama dhe holomogu spanjoll të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Kujtojmë se vizita e Sanchez vjen në kuadër të një turi që ka zhvilluar në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.

 


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri