Rama thërret Vuçiqin të mos nxisë grupe të caktuara
Shqipëri

Rama thërret Vuçiqin të mos nxisë grupe të caktuara

Denion Ndrenika/ RTK

Kryeministri Edi Rama tha se Kosova ka të drejtë dhe detyrë për të zbatuar marrëveshjest e derimëtashme dhe të kontrollojë të tërë territorin e vendit.

Rama në konferencë të përbashkët me gazetarë me homologun e Spanjës, Pedro Sanchez në Tiranë tërhoqi vëmendjen ndaj përshkallëzimit të mbrëmshëm në Kosovë që tha se ishte i paarsyeshëm.

Sipas kryeministrit Rama "marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë marrëveshje për t'u ekzekutuar dhe jo për t'u diskutuar".

“Në kuadër të një situate që mbrëmë vonë pati një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm. Qeveria e Kosovës, ka të drejtën por dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit", tha Rama.

Ndërkaq, kryeministri vlerësoi shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje nga qeveria e Kosovës, që siç tha e ka përshëndetur dhe Europërfaqësuesi i Lartë, Jozef Borrel dhe që u kërkua nga Uashingtoni.

Rama i bëri thirrje ndërkaq presidentit të serbëve Aleksnadër Vuçiq dhe autoriteteve në Beograd që të mos ushqejë me asnjë lloj alibie, apo justifikimi grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeve që është e vlefshme për tu zbatuar edhe për ti dhënë më shumë besueshmëri dialogut Kosovë-Serbi.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri