Presidenti Begaj takon Sanchez: Mbështetje domethënëse për Shqipërinë
Shqipëri

Presidenti Begaj takon Sanchez: Mbështetje domethënëse për Shqipërinë

RTSH

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në takim kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez ku ka vlerësuar mbështetjen e pakursyer të Spanjës ndaj Shqipërisë për procesin e integrimit në BE.

 “Jam besimplotë se gjatë Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, në 6-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm, mbështetja e Kryeministrit Sanchez dhe e qeverisë së Spanjës do të jetë shumë domethënëse për procesin e negociatave të aderimit të Shqipërisë në BE”, tha Begaj. 

Presidenti u ndal edhe në situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku përshëndeti autoritetet e Kosovës për maturinë e treguar, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë shmangën një provokim të rëndë për stabilitetin e vendit.

“Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik, kontribuues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i konfirmuar jo vetëm nga mbi gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur atë, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 11 vjet më parë”, u Begaj duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.  

Kreu i Shtetit u shpreh besimplotë se qeveria spanjolle do të gjente modalitetet e duhura politike e diplomatike për ta lehtësuar e mundësuar praninë e Kosovës në organizatat e ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe për lëvizjen pa viza të qytetarëve të saj në hapësirën e BE-së, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit të Evropës Juglindore.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri