Meta: Serbia ka qëllime destabilizuese (Video)
Foto: Ilir Meta/Facebook
Shqipëri

Meta: Serbia ka qëllime destabilizuese (Video)

Jeton Musliu / RTKlive

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për media ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.

Ai kërkoi  nga qeveria shqiptare që të pozicionohet qartë në mbështetje të vendimit të qeverisë së Kosovës.

Meta deklaroi më tej se Serbia nuk është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, por po i përdor për interesa destruktive dhe destabilizuese.

Ai thekson se Beogradi duhet të heqë nga nxitja e grupeve kriminale në Veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës.

Sipas Metës, Bashkimi Evropian duhet të jetë më këmbëngulës dhe të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet e firmosura me Kosovën.

“Bashkimi Evropian duhet të jetë më këmbëngulës dhe të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet e firmosura me Kosovën, si dhe të jetë i qartë se çdo tendencë për destabilizimin e rajonit do të dënohet dhe do të ndëshkohet ashpër”, tha ndër të tjera Meta.


MË SHUME NGA Shqipëri