Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri
Foto: KP
Shqipëri

Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

KP

Ditën e sotme në Shqipëri janë shënuar tri viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë në 278 qytetarë të infektuar por vetëm në 645 testime.

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë 7539 qytetarë aktivë me COVID-19.

Janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 278 qytetarë, në këto bashki: 77 në Tiranë, 27 në Lushnje, 24 në Vlorë, 21 në Durrës, 19 në Sarandë, 13 në Divjakë, nga 9 qytetarë në Vorë, Berat, 8 në Kavajë, 7 në Himarë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Fier, Librazhd etj.

Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-75 vjeç, një qytetare nga Fieri 80-vjeçe

Që nga shpërthimi epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 312.375 raste, prej tyre 301.288 janë shëruar, 7.539 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.548 pacientë.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri