Moti sot në Shqipëri
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit vranësira mesatare dhe hera herës deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, hera herës fiton shpejtësi deri 12 m/sek

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.            


MË SHUME NGA Shqipëri