Rama shpalos planet, autostrada, aeroporte e hekurudhë drejt Prishtinës
Foto: RTKLive
Shqipëri

Rama shpalos planet, autostrada, aeroporte e hekurudhë drejt Prishtinës

RTSH

Ministrja e Infrastrukturës, njëherësh zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe Kryeministri Edi Rama kanë bërë me dije se është hapur gara për aksin Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu. Balluku ka deklaruar se aksi Milot-Fier është një projekt jo vetëm kombëtar por edhe rajonal e europian i cili lidh Malin e Zi Shqipërinë dhe Greqinë me unazën mesdhetare që sot për sot ndalet në jug të Kroacisë.

Ky aks do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale deri në 130 km/h.

Për aksin Thumanë Kashar ka nisur ndërtimi. Të gjithë segmente do të ruajnë parimet kryesore. Të gjitha segmente do të jenë të shoqëruara edhe nga një rrugë dytësore. Shpejtësia e lejuar në aksin kryesor me pagesë do të jenë nga 90-130 km. Zhvillimi i këtij projekti ka synime. Rritja e ndjeshme e punësimit, kushte më të sigurta të drejtimit, kosto më e ulët e transportit, rritja e turizmit përmes shkurtimit të distancave. Do të ketë ndikim të ndjeshëm në tregtinë e jashtme të vendit. Ne tani kemi një përvojë të mirë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Kemi përfunduar rrugë që qëndronin rrugëve”, tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si një vepër me një impakt të jashtëzakonshëm dhe të shumëpritur prej vitesh.

“Kroacia e gëzon gjerësisht dhe padiskutim do u japë fund të gjithë kësaj periudhe dhjetëra vjeçare vështirësish në aksin nga kthesa e Kamzës, apo Kashari lart në Milot, Lezhë dhe drejt Shkodrës, që problemet e sigurisë janë evidente. Do jetë një aks me certifikatë sigurie të BE. Do jetë një aks shpejtësie që do jetë vlerë e shtuar si pjesë e lëvizjes nga rruga e Kombit deri poshtë për në Durrës apo dhe më tej për në Vlorë. Nuk është i gjithë segmenti, është një pjesë e tij. Segmenti pastaj vazhdon më tej në pjesën jug-lindore të vendit, por është pjesa më kritike e korridorit blu”, tha Rama.

Kryeministri është ndaur më tej edhe te projektet e ardhshme një prej të cilave janë hekurudhat. Rama shprehet se me aeroportet dhe me infrastrukturën rrugore nuk ka shumë punë, por hekurudhat do te jenë një fazë që do të ketë shumë punë për të bërë.

“Aeroporti i Mynihut që është operatori i parashikuar për Vlorën ka lancuar një tender të vetin atje përsa i përket mjeteve të logjistikës së operimit gjë që konfirmon kredibilitetin e plotë të projektit, standartet europiane dhe mjedisore dhe konfirmon suksesin e garantuar të atij projekti”.

Rama tha se aeroporti i Kukësit ka filluar të rritet.
“Planet janë të qarta, në një kohë të arsyeshme do jetë pikë referimi për gjithë zonën që prek anën tonë dhe të Kosovës. Do hapet gara së shpejti për aeroportin e Sarandës. Me infrastrukturën rrugore kjo vepër pothuajse e mbyll të gjithën në akset kryesore”.

“Tjetra fazë është e hekurudhave, që kemi filluar me Tiranë-Durrës por kemi shumë për të bërë aty, me hekurudhën drejt Hanit të Hotit, Durrës-Prishtinë dhe të Korridorit të tetë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

 

 

 

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri