​Ekstradohet nga Holanda drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim
Shqipëri

​Ekstradohet nga Holanda drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Hagë/Holandë, u bë ekstradimi nga Amsterdami drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar A. M., 20-vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 16.06.2021, i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

A. M. dyshohet se gjatë viteve 2020 dhe 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar shitjen e lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Ish-Parku i Autobusëve”, Tiranë.


APR
Romay Lift