17:55 / 02.08.2022
Shqipëria miratoi rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, reagon Rusia
RTSH
Pas miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt nga Parlamenti Shqiptar me 125 vota, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Kjo e fundit me një postim në rrjetin social Twitter shpreh vendosmërinë e Rusisë në qëndrimin e saj se personat e përfshirë në trafikim organesh duhet të dënohen.
“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri”, shkruan nw Twitterin e MPJ-sw sw Rusisw.
“Mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë”, shkruan Ministria e Jashtme ruse.