​Betohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji
Rtklive
Shqipëri

​Betohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

ATSH

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Kingji u betua sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, njëkohësisht edhe Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoninë e betimit, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, u lexua dekreti i emërimit të Presidentit të Republikës. Gjeneral brigade Arben Kingji, me dorën mbi Kushtetutë, u betua solemnisht se “Do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.”

Presidenti Begaj i dorëzoi dekretin e emërimit dhe i uroi Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Kingjit, punë të mbarë dhe suksese në detyrën e rëndësishme në krye të Forcave të Armatosura shqiptare.


MË SHUME NGA Shqipëri