Shqipëria jep 1 mln euro për Ukrainën, Marchenko: I jemi mirënjohës
Shqipëri

Shqipëria jep 1 mln euro për Ukrainën, Marchenko: I jemi mirënjohës

/rtsh.al/

Qeveria shqiptare, në qershor të këtij viti, miratoi fondin prej 1 milion euro për Ukrainën. Premtimi u bë në Konferencën e Donatorëve.

Nisur nga ky premtim, sot Ukrainës i është dorëzuar fondi prej 1 milion eurosh nga ana e qeverisë shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Ministria e Financave e Ukrainës, në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri, siguruan marrjen e ndihmës financiare në llogaritë e Shërbimit Shtetëror të Thesarit të Ukrainës.

Ambasadori Shkurov informon se ky fond do të përdoret për shpenzimet prioritare të Ukrainës.

“Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë përshpejton fitoren e Ukrainës. I jemi mirënjohës Qeverisë së Shqipërisë për ndihmën e vendit tonë përballë një pushtimi rus në shkallë të gjerë. Këto fonde do të forcojnë stabilitetin e sistemit financiar të Ukrainës”, tha ministri i Financave të Ukrainës, Serhiy Marchenko.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri