Shqipëri, moti sot parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare
Shqipëri

Shqipëri, moti sot parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare

ATSH

Siç bën të ditur Shërbimi Meteorologjik edhe për ditën e sotme në Shqipëri moti do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare. Në jug dhe juglindje gjatë orëve më të nxehta të ditës parashikohen vranësira të karakterit të çrregullt.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-6 m/sek, në mesditë në bregdet e përgjatë luginave era fiton shpejtësi deri në 12 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë. 


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri