Tre të vdekur dhe 808 qytetarë të infektuar në Shqipëri
Shqipëri

Tre të vdekur dhe 808 qytetarë të infektuar në Shqipëri

rtsh.al

Dy qytetarë nga Durrësi të moshave 78-88 vjeç dhe një tjetër nga Fieri 80 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Nga 2075 testime të kryera  kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 808 qytetarë, në këto bashki: 267 në Tiranë, 78 në Fier, 57 në Durrës, 32 në Lushnje, 27 në Elbasan, 25 në Sarandê, 23 në Vlorë, 20 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Devoll, Berat, nga 16 qytetarë në Shkodër, Kavajë, nga 13 qytetarë në Divjakë, Korçë, 11 në Mallakastër, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Patos, Himarë, Libohovë, Skrapar, Peqin, nga 7 qytetarë në Pogradec, Dimal, Kuçovë, 6 në Roskovec, 5 në Gramsh, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Krujë, Dibër, Librazhd, nga 3 qytetarë në Has, Mirditë, Kurbin, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mat, Selenicë, Delvinë, Maliq, Poliçan, Cerrik, nga 1 qytetar në Tropojë, Klos, Finiq.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë, ndërsa janë shëruar 763 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,950 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.


APR
Romay Lift