Klaksvik-Ballkani, ja kush do ta ndajë drejtësinë
Rtklive
Sport

Klaksvik-Ballkani, ja kush do ta ndajë drejtësinë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ballkani mesjavën që vjen luan njërën ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre.

Kampioni në fuqi i Kosovës, të enjten që vjen do të luajë në udhëtim tek Klaksvik nga Ishujt Faroe, në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e Ballkanit, me rezultat 3-2, ndeshje kjo e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’.

UEFA tashmë ka deleguar edhe gjyqtarët për këtë ndeshje. Gjyqtari nga Gjeorgjia, Goga Kikacheishvili do ta ndajë drejtësinë në këtë ndeshje.

 Law 5 - The Referee: 2023 UEFA Under-21 Championship Appointments (November  2021)

Davit Gabisonia dhe David David Chigogidze do të jenë ndihmësit e tij, teksa Irakli Kvirikashvili do të jetë gjyqtar i katërt. 


MË SHUME NGA Sport