Vdes në New York aktori Florind Belliu, hidhet me gruan nga kati i gjashtë
Rtklive
Foto: Florind Belliu/Facebook
Shqipëri

Vdes në New York aktori Florind Belliu, hidhet me gruan nga kati i gjashtë

RTSH

Aktori shqiptar Florind Belliu 35-vjeç është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten, 28 vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i ndërtesës ku ata jetonin duke gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Çifti la pas 2 fëmijë të mitur. Sipas mediave amerikane, ata u shpërngulën në ndërtesë tre muaj më parë.

Aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e Ornela Belliu prej disa vitesh jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata ishin të martuar prej 6 vitesh së bashku. 

Nuk dihet ende shkaku që solli vdekjen e të rinjve.

Në Shqipëri, Florind Belliu ka qenë me profesion aktor ku ka luajtur në disa role, në teatër dhe shfaqje komike.


MË SHUME NGA Shqipëri