Shqipëri, kredia për biznesin u rrit me 40% në qershor
Rtklive
Shqipëri

Shqipëri, kredia për biznesin u rrit me 40% në qershor

ATSH

Në muajin qershor të këtij viti, bankat rritën huadhënien për financimin e biznesit për sektorin e tregtisë dhe industrinë përpunuese.

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar disbursoi kredi për sektorin e tregtisë në vlerën e 6.49 miliardë lekëve për periudhën Qershor 2022 dhe për industrinë përpunuese dha 2.13 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një muaji me përpara, për sektorin e tregtisë, kjo vlerë ishte 3.86 miliardë lekë dhe u rrit me 40% në qershor të 2022-shit, ndërkohë që sa i përket industrisë përpunuese kjo vlerë fiksohej në 1.36 miliardë lekë, me rritje 36%.

Sipas statistikave, në nivel biznesi kredia e dhënë për financimin e tregtisë, zë peshën më të lartë me 44%, në vend të dytë, renditen huatë e reja dhënë sektorit të ndërtimit me 16% dhe industria përpunuese me 14%. Të tre këta sektorë përbëjnë 74% të parave të financuara nga bankat në nivel huash të reja për sektorin privat.


MË SHUME NGA Shqipëri