31 vite nga eksodi i shqiptarëve, Meta: Historia vazhdon!
Shqipëri

31 vite nga eksodi i shqiptarëve, Meta: Historia vazhdon!

rtsh.al

31 vite nga eksodi i madh i shqiptarëve. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar 8 gushtin e vitit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes "Vlora" nisën udhëtimin drejt Italisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Në një postim në Facebook Meta shprehet se historia vashdon pasi sipas tij edhe sot 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

Për Metën ndëshkimi i kapjes së shtetit, modelit korruptiv dhe kriminal është mënyra e vetme për të ndaluar shpopullimin e vendit.

Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes "Vlora" nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.

Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.

Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta! REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë“, shkruan Meta.

 

 
 


MË SHUME NGA Shqipëri