Bardhi do të qëndrojë në Spanjë
Sport

Bardhi do të qëndrojë në Spanjë

B. Halimi / RTKlive

Futbollisti i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, është po thuajse e sigurt se do të largohet këtë verë nga Levante. Megjithatë, e ardhmja e tij sërish pritet të jetë në Spanjë.

Skuadra greke, Olympiakos po shfaq interes për Bardhin tash e një kohë, por tashmë garës për nënshkrimin e tij i është bashkuar edhe skuadra spanjolle Elche.

Madje, mediat spanjolle raportojnë se Elche ka dërguar një ofertë zyrtare dhe ka nisur negociatat me Levanten për transferimin e futbollistit shqiptar.


MË SHUME NGA Sport