19:47 / 08.08.2022
Çitaku: Nuk do të ketë luftë, mos ndillni frikë e panik
N. Mekolli /RTKlive.com
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar përmes një postim në Facebook, ndaj disa lajmeve ku flitej për një konflikt të mundshëm në Kosovë.
“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu.
Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë”, thotë Çitaku.
Sipas saj, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me fol për stikersa e barrikada.
“Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, shkruan Çitaku.























