21:24 / 08.08.2022
Kosova ka nisur negocimin me BE për grantet në vlerë 12 miliardë € - Video
Faton Salihu / RTK
Qeveria e Kosovës ka filluar negociatat me BE për të qenë pjesë e programit "Single Market Program" 2022-2027, ku sektori publik e privat i Kosovës mund të ketë qasje në grante të BE-së rreth 12 miliardë euro.
Shoqëria civile ka filluar të përfitojë nga ky program por për zbatimin e projekteve duhet të finalizohet marrëveshja. Kjo çështje por edhe ajo e fillimit të punës së Gjykatës Komerciale do të trajtohet sonte në emisionin Ekonomiks që transmetohet nga ora 22:00 në RTK1.
Kronika e mëposhtme sjell detajet:























