Leja e re e qarkullimit të mjetit, Rama: Plotësisht në standartet e BE
Rtklive
Shqipëri

Leja e re e qarkullimit të mjetit, Rama: Plotësisht në standartet e BE

/rtsh.al/

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar lejen e re të qarkullimit të mjetit sipas standarteve Bashkimit Evropian e cila kushton 2100 lekë nga 3500 lekë që kushtonte më parë.

Kjo leje, e futur në fuqi në muajin qershor, sipas kryeministrit Rama, ka zëvendësuar tre dokumente në një, duke lehtësuar procedurën e kursyer dhe kohën e qytetarëve në sportelet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve  të Transportit Rrugor. Leja e re lëshohet për regjistrime të reja, ose në momentin që qytetari kërkon të azhornojë të dhënat e mjetit të tij.

 “Formati i ri i Lejes së Qarkullimit unifikon Lejen e vjetër të Qarkullimit, Certifikatën e Pronësisë dhe Lejen Ndërkombëtare të mjetit, në një dokument të vetëm. Kosto e Lejes së Qarkullimit tashmë është 2,100 Lekë nga 3,500 Lekë që kushtonte më parë, duke ulur tarifën me 40%, dhe duke rritur përfitimet për qytetarët. Prej kësaj ulje u janë kursyer qytetarëve 45,813,600 Lekë në më pak se 2 muaj.

Gjatë periudhës 6 Qershor deri më 29 Korrik 2022, janë lëshuar 32,724 Leje të reja Qarkullimi. Krahasuar me vitin 2021, janë lëshuar 1,874 më shumë (ose +6%), ndërsa krahasuar me vitin 2018 janë 11,099 më tepër (ose +51%).

Të dhënat e këtij dokumenti janë të kodifikuara sipas BE, me elementë sigurie e cilësi të lartë, kod QR, prokat rezistent, vit prodhimi, vit të parë regjistrimi mjeti, personalizim me puntim, etj.

Leja e re e Qarkullimit të mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re. Nuk është e detyrueshshme për mbajtësit e Lejes së vjetër të Qarkullimit të mjetit që ta rinovojnë ose ndërrojnë atë”, ka bërë me dije DPSHTRR.


MË SHUME NGA Shqipëri