Vijon të jetë aktiv zjarri në Kurbin, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Rtklive
Shqipëri

Vijon të jetë aktiv zjarri në Kurbin, kërkohet ndërhyrje nga ajri

/rtsh/

Disa vatra të zjarrit vijojnë të jenë aktive në fshatin Mali i Bardhë në Kurbin dhe si pasojë sipërfaqe të mëdha me pyje janë shkrumbuar.

Disa banorë të fshatit po punojnë me mjete rrethanore për izolimin e flakëve

Një helikopter i FA bëri një ditë më parë ndërhyrje në zonën e Skurajt, ndërsa banorët apelojnë për ndërhyrje tjetër nga ajri në këtë zonë.

Zona është e pasur me pyje dhe të gjithë llojet e dru-frutorëve, të cilat po shkrumbohen.

Familjarë ndodhen në terren në izolimin e vatrës së zjarrit me mjete rrethanore, por situata mbetet e vështirë pasi erërat favorizojnë përhapjen e flakëve.


MË SHUME NGA Shqipëri