957 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
rtsh.al
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se, në 24 orët e fundit, janë kryer 2418 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 957 qytetarë. Gjatë këtij harku kohor nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Aktualisht janë 6,927 qytetarë aktivë me Covid19 në Shqipëri, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.
Nisur nga shifrat e larta të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
MSHMS apelon që qytetarët të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat anti- COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,145 që nga fillimi i epidemisë.
Qytetarë e infektuar janë konkretisht në këto bashki: 289 në Tiranë, 48 në Lushnje, 45 në Fier, 38 në Durrës, 36 në Vlorë, 31 në Elbasan, 29 në Divjakë, 28 në Gjirokastër, 27 në Shkodër, 26 në Kurbin, 25 në Sarandë, 23 në Lezhë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 20 në Himarë, 16 në Dimal, 14 në Kamëz, nga 13 qytetarë në Tepelenë, Pogradec, nga 12 qytetarë në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 11 qytetarë në Maliq, Berat, Prrenjas, nga 10 qytetarë në Krujë, Dibër, Mat, nga 9 qytetarë në Mirditë, Mallakstër, Peqin, nga 8 qytetarë në Selenicë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Vorë, Delvinë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Përmet, Devoll, nga 4 qytetarë në Tropojë, Shijak, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Roskovec, nga 1 qytetar në Has, Gramsh.
Raste të reja ditore 957
Të shëruar në 24 orë 1010
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2418
Testime totale 1,933,745
Raste pozitive 318,638
Raste të shëruara 308,145
Raste Aktive 6,927
Humbje jete 3,566
Harta e të infektuarve
Tiranë 3,357
Fier 751
Durrës 565
Vlorë 458
Gjirokastër 338
Elbasan 337
Korçë 277
Lezhë 222
Shkodër 219
Berat 204
Dibër 154
Kukës 45